Liqenet e Lurës rreth parkut gjenden 7 liqene me origjinë akullnajore të cilët ndodhen në një lartësi deri në 1.720 m mbi nivelin e detit. Fushat alpine të Lurës janë livadhe të mëdha ku dominon gjelbërimi i barit natyral. Në periudhën e pranverës këto “fusha” mbulohen nga një llojshmëri lulesh dhe një harmoni ngjyrash. Shumica e luleve çelin në periudhën Maj-Qershor. Lulja e zojës, një nga lulet më të bukura në këtë zonë, rritet në pjesën lindore të Lurës.

Ka një kurorë petalesh të bardha dhe në mes është me ngjyrë të verdhë. Zambaku i bardhë dhe zambaku shumëngjyrësh, këto lule rriten brënda në liqen dhe veçanërisht tek Liqeni i Luleve. Manushaqja, një lule që rritet në gjithë Shqipërinë, rritet edhe në zonën e Lurës. Ajo paralajmëron ardhjen e pranverës dhe përdoret si bimë medicinale.

About these ads