Kalaja e Beratit ngrihet mbi  një kodër prej 187 metra, ndodhet në pjesën e sipërme të qytetit dhe ka mure të larta rrethues të ndara nga 24 kulla. Është ndërtuar me gurë gjigandë në formë katrori. Kështjella është ngritur sipas një plani trekëndësh. Sapo hyn në kështjellë majtas ndodhet Kisha e Shën Todrit me afreske të bukura të pikturuara nga piktori i famshëm shqiptar Onufri. Ajo i përket shekullit XVI, por është ndërtuar mbi themele edhe më të vjetra. Në këtë kishë do të gjeni disa ikona: Krishti Pantokrator, e shekullit XVI, Gjon Pagëzori, Virgjëresha Mari me fëmijën, shumica vepra të Onufrit. Vizita në kala bëhet në çdo orë të ditës. Bileta kushton 50 lekë / 100 lekë për të huaj.

About these ads