Turizëm quhet çdo lloj udhëtimi që ka për qëllim pushime apo kënaqësi. Organizata Botërore e Turizmit ka përkufizuar termin “turist” për të gjithë ata që udhëtojnë në vende të ndryshme jashtë ambienteve të tyre të zakonshme, për jo më shumë se një vit në mënyrë të vazhdueshme për kënaqësi apo qëllime të tjera.

Turizmi është kthyer në një nga aktivitetet më popullore të botës për argëtim. Në vitin 2010, u regjistruan mbi 940 milionë arritje me qëllim turizmin nëpër të gjithë botën, duke treguar nje rritje prej 6.6 % nëse e krahasojmë me vitin 2009. Turizmi ndërkombëtar pësoi një rritje prej 919 miliardë $ apo 693 miliardë € në vitin 2010, me një rritje prej 4.7%. Si rezultat për recensionin e fund viteve 2000, kërkesat për udhëtime pati shumë ulje drastike.

Turizmi është shume I rëndësishëm për shtett të ndryshme. Madje në disa vende ai është kryesori aq sa mund të quhet edhe vital për vetë shtetin, siç janë psh: Franca, Egjipti, Greqia, Libani, Izraeli, SHBA, Anglia, Spanja, Italia, Tailanda. Për të kaluar më pas tek ishujt që njihen kudo vetëm për efektin e tyre turistik siç janë: Mauritania, Ishujt e Bahamasit, Ishujt Fixhi, Maldivet, Filipinet etj. Ky turizëm sjell shumë të ardhura për shtetet dhe duke I ofruar edhe shtetasve të tyre vende të reja pune dhe rritje të përfitimeve. Turizmi sjell gjithashtu edhe shumë përfitime që lidhen me shërbimet, siç janë linjat e transporteve, qofshin këto ajrore, detare, hekurudhore, apo rrugore; shërbimet që kanë të bëjnë me spitalet, hotelet, resortet, vendet e argëtimit, parqeve kombëtare, kazinotë, kinematë apo teatrot e shumë të tjera.

Edhe në vendin tonë, turizmi është I një rëndësie të veçantë, pasi ai zë një pjesë shumë të rëndësishme të përfitimeve në GDP tonë. Për shkak të vijës sonë shumë të veçantë bregdetare, maleve dhe alpeve të larta me borë, historisë sonë të lashtë dhe pranisë së kalave apo kështjellave të ndryshme, Shqipëria pret çdo vit me miliona vizitore në vendin tonë. Gjatë vitit të kaluar në Shqipëri kanë hyrë me qëllim turizmin mbi 4 milionë turistë (të dhëna të marra nga INSTAT).