Në kështjellë ka gjurmë të një vendbanimi paraqytetar ndoshta të shekullit IX p.e.s. por muret më të vjetra mbrojtëse janë të gjysmës I shek IV p.e.s. Kështjella ka objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike, si dhe muzeun e saj. Kështjella mesjetare, formën e saj të tanishme e ka marrë në gjysmën e dytë të shekullit XIV në periudhën e sundimit të Balshajve.

Muret mesjetare të ndërtuara me gurë të lidhura me llaç, ngrihen mbi muret ilire dhe ndjekin linjën e çrregullt të terrenit. Pjesa e brendshme e këshjellës ndahet në tre oborre, që komunikojnë në mes tyre me porta të vogla. Kështjella është vendosur në mënyrë të mrekullueshme mbi një ngritje shkëmbore prej gëlqerorësh 135 metra mbi nivelin e detit, në një pikë ku lumi i Bunës bashkohet me lumin e Drinit. Për shumicën e vizitorëve ajo i ka të gjitha elementet e dramave që prodhojnë legje-ndat mbi kalatë e mëdha mesjetare të Ballkanit, si ajo e Rozafatit.