Katedralja Katolike përfundoi së ndërtuari në vitin 1898. Në anën perëndimore të katedrales ndodhet selia e arqipeshkvit të Shkodrës, një ndërtesë e shek. XIX e stilit italian. Në selinë e arqipeshkvisë mund të gjeni informacione edhe më të detajuara mbi kishat dhe festat fetare të katolikëve. Kisha françeskane të cilën besimtarët shkodranë e quajnë “kisha e fretënve”. është një nga më të frekuentuarat në Shkodër. E rindërtuar thuajse krejtësisht pas 1990, ajo e ka ruajtur megjithatë arkitekturën e shekullit të XIX, kohë në të cilën u ndërtua. Eshtë e njohur në të gjithë Shqipërinë sepse brenda saj janë varret e dy prej njerëzve më të shquar të historisë së Shqipërisë gjatë gjysmës së parë të shekullit XX: Patër Gjergj Fishtës dhe Dedë Gjo Lulit.