Fare afër Shkodrës ndodhen Alpet Shqiptare, të njohura për bukuritë e tyre natyrore krejt të virgjër. Fshati është i njohur për mikpritjen e tij dhe shtëpitë e gurta që këndej i quajnë kulla. Që t’i zbuloni dhe shijoni më mirë këto anë, do të bënit mirë të merrnit ndonjë shoqërues vendas. Një sugjerim tjetër është takimi me klerikët e fshatrave, ata do t’ju japin shumë informacione të vlefshme.