Pasuria kulturore përkufizon identitetin e një bashkësie njerëzore dhe përben një resurs të çmuar i cili për vetë natyrën e tij të ndërlikuar, nuk është i rinovueshem dhe për këtë gjë ka nevoje të mbrohet dhe vlerësohet për t’i garantuar jetëgjatësinë dhe përfitimin në kohëzgjatje.

Qytetet artistike ose historike, le të themi, janë gjithmonë e më të privilegjuarat nga pikëpamja e vëzhguesve dhe ruajtësve të artit dhe kulturës, duke qenë se janë ata pasqyruesit e saj të vërtete si auto-oferta turistiko-kulturale

Duke qenë se oferta historiko-kulturore sebashku me ruajtjen e ndërtesave dhe pasurisë arkeologjike/artistike/kulturore përkrah çilesise se këtyre ofertave, përforcojnë interesat e këtyre zonave urbane duke shtuar investimet dhe përfitimet ekonomike, si në kuptimin e investitorëve lokale ashtu dhe në atë të flukseve turistike.

Turizmi kulturor (ose kultural) ka si qellim të japë kontributin e tij duke përqendruar vështrimin në aspektet ekonomike dhe të punësimit, duke nënvizuar vlerën e aktiviteteve kulturore dhe kontributin e saj në ndërthurjen dhe mbarëvajtjen e raporteve sociale, në identitetin rajonal dhe në zhvillimin e komunitetit në kontekstin urban.