Qyteti antik i Apollonisë i themeluar nga kolonistët e ardhur nga Corcyra në shekullin e VI-të p.e.s. ishte qyteti i historisë së Fierit, dhe ndodhet vetëm 10 km larg prej qytetit. Apollonia ekzistoi për rreth 1200 vjet, dhe kishte rreth 60,000 banorë në periudhën e kulmit të saj dhe ishte e shtirë në një sipërfaqe prej 140 ha. Zhvillimi i madh kulturor i qytetit konfirmohet nga fakti se në shekullin e I-rë p.e.s., Perandori i Parë Romak Augustus studio në Apolloni (ai ndodhej aty kur mori lajmin mbi vrasjen e Çezarit). Gjithashtu qyteti përmendet prej Ciceronit në veprën e tij Philippics si magna urbs et gravis, që do të thotë një qytet i madh dhe i rëndësishëm. Apollonia ishte një port i rëndësishëm në bregdetin Ilir që lidhte Brundusium dhe Greqinë Veriore, dhe gjithashtu ishte një prej pikave perëndimore ku fillonte Rruga Egnatia që shkonte drejt lindjes për në Selanik dhe pastaj Bizant në Thrakë. Kishte vendin e saj ku priteshin monedhat, dhe monedhat e Apollonisë janë gjetur deri në pellgun ujor të Danubit. Përgjatë gjithë zonës urbane dhe arkitekturore, të krijohet idea e një qyteti me prezencë aristrokracie. E gjitha kjo reflektohet në shëtitoren e Zonjave, bibliotekën, dhe amfiteatrin e qytetit. Mbi rrënojat e Apollonisë është manastiri i Pojanit, një simbol i vazhdimit kulturor dhe historik. Ky manastir daton prej shekullit të trembëdhjetë. Është i një stili Bizantin dhe është konceptuar si një grup arkitektural interesant, i dekoruar me piktura murale dhe një kishë me një hapësirë të brendshme jo të zakontë. Para rreth 30 vjetësh, ambjentet e manastirit u trasnformuan në museum, kryesisht për të ruajtur statujat që i përkisnin periudhave Ilire-Helenike dhe Romake. Në këtë mënyrë, manastiri u bë një qendër shumë e pasur artistike dhe kulturore, dhe që pasurohet në mënyrë të vazhdueshme nga zbulimet e reja arkeologjike, meqenëse Apollonia është një qendër konstante e gërmimeve të reja. Parku arkeologjik i Apollonisë është i hapur çdo ditë, 09:00-20:00. Bileta hyrëse kushton 300 lekë për të rriturit (Shqiptarë ose të huaj) dhe 150 lekë për nxënësit e shkollave.