Për të shkuar në Boboshticë duhet që më parë të dilni nga qendra në unazën e qytetit dhe të merrni drejtimin për në juglindje gjatë rrugës kryesore Korçë-Ersekë. Pasi të keni kaluar vetëm 4 kilometra duhet të lini këtë rrugë dhe të ktheheni majatas. Kthesa është e shënuar edhe me tabela. Do t’ju duhet të ecni edhe tre kilometra pasi të jeni kthyer dhe, kur të shikoni një korije të mbjellë me mana të vjetër atëherë jeni fare afër fshatit shumë interesant Boboshticë. Në qendër të fshatit Boboshticë merrni rrugën që ju çon drejt lindjes. Është rruga që do t’ju çojë në fshatin Dardhë. Në fillim do të udhëtoni përmes një peizazhi të zhveshur, i cili brenda pak minutash i lë vendin një pylli të vërtetë dhe këtu është edhe pjesa më e bukur e udhëtimit. Dardha me  pjerrësitë e saj është një vend ideal për amatorët e skive.