Pika turistike e Drilonit, emri i vjetër Volorekë, ndodhet 4 kilometra nga qyteti i Pogradecit, në skajin jugor të qytetit, ku derdhet në liqen një lumë i vogël. Burimet e pastra dhe peizazhi do t’ju mahnisin nëse e vizitoni. Rreth e rrotull ka shelgje vajtues dhe pemë gjetherënëse. Përveç shëtitjeve në këmbë, ju mund të bëni shëtitje akoma më të këndshme me varka të vogla për të lundruar në liqen. Varkat do t’ju çojnë deri thellë, pikërisht atje ku lind burimi i Volorekës.