Në kodër, sipër qytetit, ndodhet vendi i quajtur Kalaja e Pogradecit. Kalaja ka qenë e banuar që në shekullin e V para Krishtit. Kalaja u banua deri në shekullin X, kohë pas së cilës banorët zbritën më afër liqenit të Ohrit, të cilin romakët e quajtën Lyhnidos, që do të thotë Liqeni i Dritës. Në kala sot nuk kanë mbetur shumë gjëra për t’u parë. Porse për amatorët e shëtitjeve në natyrë, kalaja është një rast më tepër për ta parë gjithë sipërfaqen e liqenit nga lart.