Kanionet e Çorovodës janë evidencë e gjallë e historisë aktive gjeologjike në rajon. Çorovoda është një orë e gjysmë udhëtim larg Beratit, dhe kanionet, shumë dredha dhe zona për zbavitje në natyrë janë vetëm disa çaste tej qytetit të vogël të Çorovodës. Kanionet e Osumit kanë gjatësi  26 kilometra, gjerësi 140 metra dhe 30 metra thellësi. Turi prej 13 kilometra ku do të shijoni: Katedralen e kanioneve, Derën e Djallit, Sytë e kanioneve, tetë ujëvara, si dhe dy shpella të lashta. Drejt kanioneve mund të shkoni me furgonat e linjës Berat-Çorovodë që udhëtojnë gjatë gjithë ditës. Rafting është një lloj sporti që aplikohet vetëm  në zonën e Çorovodës dhe pikërisht në kanionet e Osumit.