Kështjella e Krujës është një fortifikim i shekullit XIII. Ajo është riparuar një shekull më pas nga Karli I Anzhu dhe nga princi shqiptar Karl Topia. Ajo pamje që ju do të shikoni sot nga kështjella janë fortifikimet më të fundit, të kryera nga Gjon dhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Një nga sekretet e rezistencës së saj të gjatë ka qenë furnizimi me ujë. Në kala ka ende burime që sjellin ujë në qytetin e vjetër që prej kohësh që nuk mbahen mend. Vetë emri Krujë mendohet se vjen nga fjala e vjetër shqip “krua”, burim.