Kulla e orës së Elbasanit ndodhet në territorin e kalasë. Historia e ndërtimit të kullës është gdhendur mbi harkun e portës jugore ku shkruhet: “Mbreti i botës (sulltani), Abdyl Hamiti, bujar, nën hijen e hirit të tij u ngrit ora e hijshme. Burrat me sedër të Elbasanit patën mirësinë dhe ngjallën këtë kohë tregues të bukur e zemërledhatues. Shumë u përpoq, u kujdes dhe u interesua Aqif Beu, Zoti i dhëntë si shpërblim gjithë të mirat e kësaj bote, kur tingëllon me tingullin e tij njofton për bukuri kohën e saktë, në mënyrë të përsosur nga të katër anët tregon minutat meqë zotëron intuitën e vjershëtorit tuaj, o refit, vitin e ndërtimit të tij. E ndërtuan në fillim të vitit 1315 (1899)”.