Laguna e Karavastasë është laguna më e madhe në Shqipëri. Sigurisht laguna më e bukur në detin Adriatik, ajo ndodhet rreth një orë larg Fierit me makinë. Laguna ndahet prej detit nga pylli me pisha i Divjakës. Laguna është e përbërë prej një lagune të brendshme dhe një lagune të jashtme më të vogël. Tre kanale e lidhin lagunën me detin Adriatik. Laguna është deklaruar Park Kombëtar dhe është e vetmja venddodhje zyrtare e mbrojtur nga Konventa e Ramsarit. Laguna e Karavastasë është vendi më perëndimor në Europë ku Pelikani Kaçurrel (Pelikanus Crispus) bën fole, gjithashtu rreth 5% e popullsisë së shpendëve në të gjithë botën jeton në Karavasta dhe shpesh ju mund ti shihni ata duke fluturuar, madje edhe mbi qytetin e Divjakës. Laguna e Karavastasë është një vend i mirë për një vizitor në kërkim të aventurave, dhe megjithëse nuk ka akoma një infrastrukturë turizmi në zonën e lagunës, ajo ofron mundësi shumë të mira eko-turizmi si dhe mundësi për të parë zogjtë dhe natyrën.