Lin është një fshat piktoresk buzë liqenit të Ohrit. Nëse arrini aty do të shihni vetë Ballkanin në miniaturë, por kësaj here vetëm paqësor. Në Shqipëri Lini është i njohur jo vetëm për bukurinë, por edhe për historinë e tij. Veçanërisht interesante është pjesa jugore e gadishullit  që ka mbetur ende e pabanuar. Këtu mund të bëni banjo dielli në një plazh fare të virgjër rëre, në të cilin shkohet pasi të keni kaluar disa kopshtije  të këndshme.