Nëse shkoni në Pogradec, pasi kaloni kufirin e fshatit turistik Tushemisht, ia vlen të vizitoni Manastirin e Shën Naumit. Brenda në manastir ndodhet një kishë e vogël, ku ndodhet varri i Shën Naumit, një dishepull i shekullit X i Shën Klementit të Ohrit dhe njëri prej etërve themelues të krishtërimit ortodoks. Naumi themeloi manastirin e Shën Mihalit dhe u varros më 910. Afresket që ndodhen në kishë janë kopje të origjinaleve të shekullit të XIX. Ikonostasi me gdhendje të pasur i përket vitit 1711, ndërsa ikonat janë të shekullit të XVIII të pikturuara me mjeshtëri nga Kostandini.