Muzeu Ikonografik “Onufri” është nga më të vizituarit e qytetit dhe nga më të rëndësishmit në krejt Shqipërinë. Në të ndodhen një numër i madh ikonash të realizuara nga mjeshtri më i madh i pikturës mesjetare shqiptare Onufri dhe biri i tij, Nikolla, si dhe të shumë artistëve të tjerë të artit ikonografik. Muzeu u përurua në 1986. Kisha Fjetja e Shën Mërisë, në të cilën ndodhet muzeu, u ndërtua nga fundi i shekullit të XVIII dhe përfundoi në 1797.