Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” brenda kalasë është ndërtuar muzeu i Skënderbeut. Ai ka nisur të funksionojë nga fillimi i viteve ‘80 të shekullit të kaluar dhe është një muze fort interesant, i pajisur me objekte të vjetra apo riprodhime hartash, bustesh të personazheve të kohës dhe në përgjithësi, kur të jeni brenda tij, do të shijoni atmosferën e kohës, kur Skënderbeu u printe shqiptarëve në luftë kundër osmanëve. Orari i vizitës në muze 09:00 – 13:00 dhe 15:00 – 19:00 E hëna pushim. Çmimi i biletës: 200 lekë.