Pazari i Krujës menjëherë sapo të keni lënë qendrën dhe merrni rrugën drejt kështjellës, do të kaloni në një korridor të ngushtë me kalldrëm. Këtu do t’ju bien në sy dyqanet e drunjta, të cilat duket sikur kanë ngrirë në kohë. Në të grupoheshin zeje të ndryshme si bakërxhinj, qendistarë, punues të armëve etj. Në pazar do të gjeni suvenire të vjetra që shitësit i mbledhin nga e gjithë zona rreth e rrotull, por do të keni mundësi të merrni edhe kujtime që punohen në sytë tuaj.