Plazhi i Durrësit është plazhi kombëtar më i madh me një gjatësi prej 4 kilometrash, nga Ura e Dajlanit deri në afërsi të Shkëmbit të Kavajës. Ai shquhet për rërën e imët dhe gjerësinë natyrore më të madhe të shfrytëzueshme, që shkon mesatarisht rreth 150 – 180 metra. Karakteristikë e tij është gradualiteti i rritjes së thellësisë së ujit nga bregu, pra fundi ranor i detit ka pjerrësi të vogël, duke u bërë shumë i përshtatshëm për banja.