Ujvara e Bogovës shfaqet në pjesën e ulët të fshatit Bogovë, gjatë rrugës që çon për në Skrapar. Duhen afërsisht 45 minuta nga Berati për të zbritur në ujëvarë e në burimin natyror të saj. Ndërkohë,  rrugës mund të ndaloni në disa fshatra shumë piktoreskë që shtrihen fare afër rrugës. Fshatrat e këtyre zonave janë shumë të njohur për  kultivimin e frutave dhe të rrushit. Në anë të Osumit mund të shijoni një panoramë që nuk do ta harroni lehtë.