Një tjetër argëtim për ju është lundrimi. Në Pogradec përgjatë bregut të Liqenit, në plazhet kryesore ju mund të merrni me qira varka të ndryshme për të lundruar. Ju mund të zgjidhni një varkë me drejtues apo të lundroni vetë. Gjithashtu në portin e qytetit ndodhet edhe një anije që ju shëtit përreth liqenit të Ohrit. Nëse doni një shëtitje me varkë ndryshe, atëherë bëhuni gati që të zgjoheni që pa gdhirë. Kjo është koha kur peshkatarët hedhin rrjetat e tyre në liqen. Peizazhi i liqenit nën rrezet e para të diellit dhe ritmi i thjeshtë i punës së peshkatarëve vendas, si edhe mënyra e vjetër që ata përdorin për të kapur koranin e famshëm, do të bëjnë që të provoni një nga përvojat tuaja më të rralla. Mbi krye do t’u shoqërojnë nositët, një lloj pulëbardhe e liqenit që nuk iu ndahet peshkatarëve dhe rrjetave të tyre.