Deri në fund të shekullit të XVIII-të Voskopoja ka qenë një vendbanim shumë i rëndësishëm qytetar. Për të shkuar atje duhet të merrni në fillim unazën e qytetit në krahun e saj perëndimor dhe të ktheheni pastaj, sapo të kaloni godinën  e termocentralit në drejtim të perëndimit. Distanca që e ndan fshatin nga Korça është rreth 20 kilometra. Rruga, që gjarpëron në krah të një përroi është e këndshme. Pylli i fshatit është një nga pikat më të frekuentuara të krejt zonës së Korçës. Në dimër organizohen këtu gara me ski.