Latest Entries »

Pasurite Nenujore

Gjiri i Vlores fsheh relike te shumta te anijeve italiane me nje rendesi te vecante historike, te cilat jane fundosur gjate Luftes se Pare dhe te Dyte Boterore, lokalizimi dhe identifikimi i tyre merr rendesi shkencore per te dyja vendet.

Zbulimi i ketyre veprave eshte nje pasuri nenujore me vlera te medha per vete qytetin e Vlores.

Ne baze te te dhenave historike, duke qene se, pjesa qe prej ishullit te Sazanit dhe deri ne afersi te Vlores, prane Zvernecit ishte minuar me qellim qe forcat gjermane mos te hynin ne gji, forcat e ushtrise italiane kishin lene te hapur vetem ngushticen mes Karaburunit dhe Sazanit e lene per te kaluar mjetet ujore italiane Anija Re Umberto, si pasoje e goditjes me nje mine nga nje anije gjermane rreth ores 10.00 te mengjesit te dates 4 dhjetor te vitit 1915 eshte ndare ne dy pjese, pozicion ne te cilen eshte gjetur dhe sot.

Sipas ekipit arkeologjik ne te jane mbytur rreth 60 persona. Pas marrjes se sinjalit per mbytjen e anijes, nga Italia eshte nisur anija tjeter luftarake Intrepido, e cila ka takuar ne te njejtin minim dhe eshte mbytur rreth ores 17.00. Sipas arkeologeve, ne kete anija jane mbytur 5 marinare te cilet ndodheshin ne anije.

Që të shkoni në Përmet duhet të merrni sërish rrugën e veriut drejt Tepelenës, porse duhet të ktheni djathtas dhe të kaloni lumin mbi një urë goxha të madhe. Ia vlen që të shijoni një nga perlat e natyrës shqiptare, luginën e Vjosës. Që të mbërrini këtu duhet më parë të kaloni Grykën e Këlcyrës, një kanion i thellë i mbuluar nga gjelbërimi. Pas kësaj gryke vjen vetë qyteti i Këlcyrës, një qytet i vogël, por me plot histori dhe i njohur për prodhimin e verës dhe përpunimin e frutave. View full article »

Qyteti i Tepelenës, ndodhet 40 km në Veri të Gjirokastrës. Në fillim do të kaloni liqenin e njohur të Viroit, 3 km në veri të Gjirokastrës në anë të rrugës. Liqeni i Viroit është i vogël, por shumë piktoresk.. Fillimisht ka qenë një burim karstik, i cili u shfrytëzua për krijimin e këtij rezervuari artificial. Ndodhet mes disa kodrinave dhe rrjedhës së lumit Drino dhe është i rrethuar nga gjelbërimi. Pas pak km, lugina do të nisë të zgjerohet dhe ju do të keni mundësi të shikoni një natyrë të pasur që shoqëron të gjithë rrjedhën e lumit. View full article »

Është një nga atraksionet turistike më interesante të krejt zonës. Për të shkuar atje do të merrni rrugën që ju çon në Kakavijë. Thuajse në mes të rrugës që lidhet me pikën e kalimit kufitar me Greqinë, do të ktheni në drejtim të burimeve të Glinës, në krah të fshatit Nepravishtë. Libohova është e vendosur në rrëzë të Malit të Buretos. Ka gjetje arkeologjike që e bëjnë atë një vendbanim shumë të lashtë, porse kulmin e zhvillimit duket se e ka pasur nga shekulli XVII e pas. View full article »

Kalaja e Gjirokastrës është një fortesë e madhe e vendosur në faqen e kodrës përmbi qytet. Ajo është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të XIII-të. Për ta vizituar të gjithë sipërfaqen e saj, nëse jeni të ngeshëm, mund të harxhoni 1.5 deri në 2 orë. Rruga që do t’ju çojë në kala nis nga “Qafa e Pazarit”, në pjesën e vjetër, dhe ngjitet ngadalë përgjatë një kalldrëmi me disa dredha. Është një rrugë shumë e këndshme, e cila do t’ju ofrojë një pamje të mrekullueshme të qytetit.

Itinerari që po ju propozojmë tani është njëri ndër më interesantët jo vetëm në Sarandë, por për krejt Shqipërinë. Ky është udhëtimi përgjatë rrugës që lidh Vlorën me Sarandën në drejtim të Veriut. Pasi të keni lënë pas lagjet periferike, gjithnjë e më tepër në zgjerim të Sarandës stacioni juaj i parë do të jetë Gjiri i Kakomesë. Përfaqëson një gji të vogël detar, por mjaft piktoresk. Në këtë gji po bëhen përpjekje nga investitorë të huaj e vendas për të ngritur një fshat turistik për turistë cilësorë të Evropës Perëndimore dhe Veriore. View full article »

Mesopotami ndodhet në krah të rrugës që lidh Sarandën me Gjirokastrën. Në të mund të shkohet edhe nga ana e Delvinës, nga e cila e ndajnë vetëm katër kilometra. Ky është një fshat shumë i gjelbër, i vendosur në krah të lumit Bistrica. Monumenti më i rëndësishëm në Mesopotam është Manastiri i Shën Kollit i shekullit XI. Siluetën e mureve dhe të kishës së tij do ta shihni vetëm pak qindra metra larg rrugës kryesore.

Pasi të keni lënë pas hidrocentralin e Bistricës, ndiqni rrugën majtas, e cila pas dy kilometrash do t’ju çojë në një nga vendet më të bukura të Shqipërisë, në atë që quhet “Syri i Kaltër”. Është vendi i vetëm ku është takuar deri më sot një lloj i ri për Shqipërinë, lakuriqi i natës (Myotis bechsteinii). Ka vlera turistike, shkencore, estetike, dhe çlodhëse. Ky është vendburimi i lumit Bistrica, ka një burim kryesor me diametër prej gjashtë metrash me ujë të kthjellët që nuk shteron kurrë dhe anash tij ka edhe një numër shumë të madh burimesh. Është shpallur “Pasuri e Rrallë Natyrore” dhe mbrohet nga shteti shqiptar. Burimi është i rrethuar nga pyje të virgjër.

1-      Që të shkoni në Butrint duhet të merrni rrugën që ju nxjerr nga jugu i qytetit të Sarandës. Butrinti është rreth 15 kilometra. Përgjatë rrugës do të kaloni një rradhë të gjatë hotelesh dhe pastaj do të hyni në Parkun Kombëtar të Butrinit në një rrip shkëmbor që është i vendosur mes liqenit të Butrintit dhe detit. Qyteti antik është i hapur për turistët prej orës 08.00 të mëngjesit gjatë të gjitha ditëve të javës.

View full article »

Llogaraja është Park Kombëtar dhe përfaqëson një nga vendet më të bukura të Shqipërisë. Me sipërfaqen e saj prej 1020 ha, Llogaraja është e mbuluar me gjelbërim të përhershëm. Ajo konsiderohet si një vend klasik i vendosjes së ekuilibrit biologjik midis botës bimore dhe asaj shtazore. Në brendësi të pyjeve të saj gjenden lëndina të bukura, burime të shumta natyrore dhe lloje të ndryshme kafshësh dhe shpendësh. Pikërisht në njërën nga pjesët më të bukura, në zemër të Llogarasë, është ngritur qendra e saj turistike.
View full article »